Legisi dhe Gëllçi konferencë për raportin e KLSH – (30 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Zëdhënësi i qeverisë zoti Thoma Gëllçi, si dhe sekretari i shtetit dhe kryetari i komisionit antikorrupsion Ndre Legisi, kanë dhënë një konferencë shtypi për gazetarët. Tema e konferencës ishte komenti në lidhje me raportin e KLSH-së. Pavarësisht se disa nga rezultatet e KLSH, janë kundërshtuar nga titullarë të disa ministrive, tha Legisi është hera e parë që ky dikaster ndihet kaq i lirë dhe jashtë komandës së partisë në pushtet.
Sekretari i Shtetit ka pranuar se vetëm 2% të abuzimeve i përkasin qeverisë Meta, por në anën tjetër, ka theksuar se është rritur efikasiteti i përdorimit të fondeve nga dikasteret shtetërore, si dhe hapat pozitive në rritjen e aktivitetit ekonomik. Qeveria e Shqipërisë e vlerëson punën e KLSH, si dhe konstatime dhe sugjerimet e tij për administrim më të mirë të fondeve buxhetore nga të gjithë ministritë dhe institucionet vartëse./tvklan.al