Legjenda argjentinase shtrohet përsëri në klinikë


Legjenda argjentinase shtrohet përsëri në klinikë

20:22 11/11/2020

Ish-futbollisti legjendar, Diego Maradona, së fundmi ka kryer një ndërhyrje në kokë dhe la spitalin të Mërkurën. Por mesa duket 60-vjeçari ende nuk i ka larë duart me dyert e klinikave. Kjo pasi së shpejti do t’i drejtohet një qendre rehabilitimi për varësi nga alkooli.

Fituesi i kupës së botës në 1986 është në gjendje të mirë shëndetësore sipas avokatit të tij Matias Morla. Javën e kaluar ai u shtrua në spitalin Ipensa në Buenos Aires për anemi dhe dehidratim. Një rreth shumë i vogël i miqve dhe familjarëve do të lejohen ta vizitojnë.

“Diego ka kaluar një nga momentet më te vështira në jetë, mbase dhe më të rëndin dhe ishte mrekulli që ja zbuluan mpiksjen në tru pasi mund t’i kishte kushtuar jetën”, shtoi avokati./tvklan.al






Të ngjashme