Lehtësimi i masave, në 4 faza
Mbi 100 vatra aktive në të gjithë vendin
Lehtësimi gradual i masave do të kalojë në 4 faza. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se ky plan bazohet në kriteret epidemiologjike, kapacitetet spitalore dhe monitorimi i situatës.
“Në vendimmarjen për të kaluar nga njëra fazë e planit të hapjes tek tjetra, do të vlerësohen nëse do të ketë rënie të qëndrueshme gjatë dy javëve sa i takon 3 indikatorëve. Rastet ditore të konfirmuara me COVID-19, numri i qytetarëve të shtruar në spital dhe rastet në terapinë intensive”.
Duke nisur nga java e ardhshme do të ketë lehtësira edhe për këmbësorët dhe automjetet.
Të parat që përfitojnë nga masat janë bizneset me efekt në ekonomi dhe risk të ulet për përhapjen e pandemisë. Ata duhet të zbatojnë protokollet e sigurisë ose do të përballen me ndëshkime ligjore.
“Për bizneset ku rreziku i përhapjes së infeksionit është më i lartë, do të vendosen monitorues nga Ministria e Shëndetësisë. Bizneset do të penalizohen nëse nuk do t’i kenë këto dokumente bazë dhe nëse nuk zbatojnë protokollet përkatëse”.
Në Shqipëri janë evidentuar më shumë se 100 vatra aktive të virusit korona, por shifrat e rasteve të reja dhe shtrimet në spitale mbeten të qëndrueshme.
Tv Klan