Lehtësohen masat e karantinës në Serbi


Lehtësohen masat e karantinës në Serbi

20:59 20/04/2020

Deri tani 125 pacientë kanë humbur jetën

Serbia është duke shkuar drejt zbutjes së masave, por duke respektuar udhëzimet nga epidemiologët. Qeveria ka aprovuar një seri masash lehtësuese, nga shkurtimi i orës policore e deri tek lejimi i punës për shumë veprimtari ekonomike.

Janë shënuar edhe 312 raste, por për disa ditë rresht numri ka rënë për rreth 100 raste në ditë. Serbia aktualisht ka 6630 raste dhe 125 të vdekur përfshirë tre rastet në 24 orët e fundit.

“Duhet të nisemi nga pozita e fillimit më së shpejti që mundemi. Natyrisht kujdesi duhet të ekzistojë dhe masat parandaluese pasi është një betejë që nuk ka përfunduar, por që po e çojmë drejt fundit”, tha Brnabiç.

Numri i pacientëve të liruar nga spitalet në disa vende është më i madh se sa i atyre në shërim. Por, deri në muajin Maj pritet që jeta të normalizohet edhe më shumë, por shumë masat do të ngelen për shkak se rreziku nuk ka kaluar.

Gjysma e rasteve vazhdojnë të jenë në kryeqytet. Epidemiologët thonë se në rast të mos respektimit të masave ndalesat mund të kthehen.

Tv Klan






Të ngjashme