Leicester rigjen fitoren në kampionat


Leicester rigjen fitoren në kampionat

11:05 28/02/2017

Leicester rigjeti fitoren pas shkarkimit të trajnerit Claudio Ranieri, i cili u përshëndet nga publiku që pak muaj më parë festoi me të titullin kampion. Një sukses 3 – 1 shprese në sfidën e javës së 26 ndaj Liverpool. Golat për vendasit u shënuan nga Vardy e Drinkwater vendosën fitoren e parë pas 5 humbjesh dhe 1 barazimi.

I vetmi gol për miqtë u realizua nga Coutinho. Me këtë rezultat Leicester i drejtuar nga ndihmëstrajneri Shakespeare doli nga zona e rënies nga kategoria, një rrezik ende i pranishëm për ekipin kampion në fuqi.

Pak ditë më parë Leicester shkarkoi Claudio Ranieri për rezultate të dobëta në kampionat. Sipas mediave italiani kishte kundër edhe disa lojtarë. Drejtuesit janë në kërkim të një trajneri të ri ku qarkulluan emrat e Roberto Mancini, Guus Hiddink apo Frank De Boer, por asnjë nuk u tregua i gatshëm për të marrë postin./ TV KLAN






Të ngjashme