Leitnant Kolonel Uilliams intervistë (13 Qershor 1999)


Leitnant Kolonel Uilliams intervistë (13 Qershor 1999)

13:31 13/06/1999

Gazetarja: Cili është roli i AFOR-it në Shqipëri në këtë fazë të re të zhvillimeve për Kosovën?

Uilliams: Edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes për Kosovën dhe pas futjes së trupave të KFOR-it në Kosovë, roli ynë nuk do të ndryshojë.Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me Qeverinë Shqiptare, organizatat humanitare dhe grupin e menaxhimit të emergjencës, për të rehabilituar rrugët, për të transportuar ndihmat në zonat ku është e domosdoshme dhe për të kontrolluar stabilitetin dhe qetësinë në vend. Vëmendja jonë kryesore do të përqëndrohet në rehabilitimin e rrugës Durrës-Kukës, në mënyrë që të lehtësohet kthimi i kosovarëve në shtëpinë e tyre.

Në lidhje me bashkëpunimin mes KFOR-it dhe AFOR-it, Leitnant Kolonel Uilliams tha se ekziston një komandë drejtuese e përbashkët e cila do të zhvillojë konceptin e një plani për Kosovën. Kështu KFOR do të krijojë 7 zona të kontrollit të tij në Kosovë dhe AFOR do të drejtojë kthimin e kosovarëve pikërisht në këto zona. Më pas në bashkëpunim me UNHCR-në kosovarët do të kthehen në zonat e tyre te banimit.

Pyetjes sonë në lidhje me trupat gjermanë që janë parashikuar të kalojnë kufirin me Kosovën në Morinë, Zëdhënësi i AFOR, u përgjigj se deri në mesditë në Kosovë nga Shqipëria është futur vetëm një grup rikonjicioni gjerman i cili do të kontrollojë rrugën nga do të kalojnë forcat gjermane. Kalimi i tyre parashikohet brenda këtyre 24 orëve. Trupat gjermane do të kenë me vete dhe një numër të konsiderueshëm gazetarësh shqiptare dhe të huaj./tvklan.al






Të ngjashme