Leka Zogu intervistë në telefon (30 Mars 1999)
Gazetari Altin Hazizaj në telefon me Leka Zogun.
Gazetari: Mbreti Leka pyetja e parë që unë kam për ju është, besoj se ju e keni ndjekur me vëmendje gjithë zhvillimin e situatës në Shqipëri dhe në Kosovë. Cili është vlerësimi i juaj për këtë situatë?
Leka Zogu: Fatkeqësisht po. Vetëkuptohet se e quaj një fatkeqësi të madhe e quaj se është një situatë në të cilën jo vetëm vëllezërit tanë që janë në Kosovë po vuajnë tani po edhe shqiptarët do vuajnë se e di situatën ekonomike që kemi në Shqipëri dhe e di sa vuajtje ka jo vetëm shpirtërisht por dhe vuajtje jetike dhe në këto momente kur Shqipëria është ekonomikisht në gjumë do të ketë edhe më tepër refugjatë që do vijnë me kërku ndihmën tonë.
Gazetari: Mbreti Leka ndërkohë meqënëse ju e keni ndjekur dhe njëkohësisht keni edhe këto vuajtje, këto janë personale përsa i përket situatës në Kosovë, cili është mesazhi juaj që ia drejtoni gjithë shqiptarëve dhe njëkohësisht kosovarëve në Kosovë?
Leka Zogu: Unë kur erdha në Shqipëri në 1997 erdha me ato fjalë, paqe, bashkim, vllaznim. Ato fjalë nuk kanë ndryshu, vetëm paqe në mes të nesh jo paqe me serbët. Paqe me serbët nuk do me thanë se duhet që të japim dorëheqjen nga Shqipëria etnike, por nga ana tjetër unë për veten time jam për Shqipërinë Etnike jam plotësisht, gjithmonë kam qënë, por jo me anë të luftës se me luftë Shqipërisë…… Megjithatë tu qenë se ata e kanë fillu luftën atëherë ne do i…..
Gazetari: Ndërkohë ju keni mbaruar pranë shkollave të caktuara ushtarake dhe keni një eksperiencë në këte drejtim. Nëqoftëse ju do të ishit pra kreu i Ushtrisë Shqiptare dhe njëkohësisht Mbreti i Shqipërisë këtu në Shqipëri çfarë masash do të kishit marrë për t’ju përgjigjur serbëve, asaj gjendje ose atyre masakrave që ata po bëjnë në Kosovë?
Leka Zogu: Po të kishte kalu pa manipulime Referendumi në ‘97, nuk do të kishte fillu kjo në Kosovë. Se mjaft kosovarë kanë besim në meje kështu mund të kisha mundësi me hy në marrëveshje në biseda me kohë me komshinjtë tanë … që të ndalshmin çdo nevojë për të hy në luftë, por t’u qënë se kemi hy në luftë dhe jemi në luftë ne dasht e pa dasht atëherë sa më shpejt që Ushtria Shqiptare të forcohet vetëkuptohet një ushtri mund të jetë e fortë vetëm kur ka një ekonomi të fortë. Po të mos ketë një ekonomi të fortë edhe ushtria s’mundet me luftu. Por po të kisha bo ato dy vjet që janë humbur në këtë kohë një vit e gjysëm që është humbur do të kisha bërë çmosin me e fuqizu ekonominë tonë edhe sot kushedi mund të kishim qënë pak më të gatshëm me i bo ballë situatës./tvklan.al
Gazetar : Altin Hazizaj