Lëkundet juglindja e vendit


Lëkundet juglindja e vendit

09:02 17/02/2018

Një tërmet ka lëkundur mëngjesin e kësaj të shtune juglindjen e vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) tërmeti ra në orën 05:32.

Tërmeti ishte i magnitudës 4 dhe me një thellësi prej 2 kilometrash.

Epiqendra e lëkundjeve sizmike, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ishte 7 kilometra në verilindje të Ersekës. Lëkundjet mësohet se janë ndjerë në disa qytete, megjithatë nuk raportohet për dëme. 

/tvklan.al






Të ngjashme