Lëkundje të forta tërmeti
Zyrtarët indonezianë kanë lëshuar një paralajmërim për tsunami këtë të premte pasi një tërmet i fuqishëm goditi ishullin Sulawesi.
Sipas
Sondazhit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara
tërmeti me magnitudë 7.7 goditi Indonezinë në një thellësi prej 10 kilometrash. Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm që godit verilindjen e Sulawesit brenda ditës.
Një zyrtar tha për Agjencinë Lokale të Fatkeqësive Natyrore,
Akris
se shumë shtëpi ishin shembur.
“Tërmeti ndodhi ndërsa ne po përpiqemi të mbledhim të dhëna për dëmet e shkaktuara në nëntë fshatrat e prekura nga tërmeti i parë”
, tha ai për The Associated Press.
“Njerëzit janë në panik”.
Zona u godit më parë nga një tërmet me magnitudës 6.1 që vrau një person, plagosi 10 dhe dëmtoi dhjetëra shtëpi.
Indonezia është e prirur të goditet nga tërmetet për shkak të vendndodhjes së saj në “Unazën e Zjarrit”, në Paqësor.
Në dhjetor të vitit 2004, një tërmet masiv me magnitudë 9.1 në perëndim të Indonezisë shkaktoi një tsunami ku mbetën të vrarë 230,000 persona./tvklan.al