Tërmeti 5.1 ballësh trondit Shqipërinë


Tërmeti 5.1 ballësh trondit Shqipërinë

17:42 11/08/2018

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 ballë ka tronditur Shqipërinë pasdrekën e së shtunës.

Lëkundjet u ndjenë rreth orës 17:38 minuta.

Sipas Qendrës Europiane-Mesdhetare të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ishte 38 kilometër në verilindje të Tiranës dhe 10 kilometra në lindje të Burrelit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet e forta u ndjenë në Burrel, Bulqizë, Peshkopi, Tiranë, Shkodër, Lezhë, Kukës, Elbasan, Korçë dhe në shumë qytete të tjera të vendit.

Tërmeti është ndjerë poashtu edhe në Republikën e Maqedonisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi.

/tvklan.al





Të ngjashme