09:25 20/01/2014Lëkundje të forta të tokës janë ndjerë rreth orës 7 të mëngjesit në qytetin e Durrësit.Epiqendra e tërmetit, me magnitudë 4.1 ballë e shkallës rihter, mësohet se ka qene ne detin Adriatik, 8 km në verilindje të qytetit bregdetar.Lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë e Laç, Krujë e Kavajë. Sipas Institutiut te Gjeoshkencave në harkun kohor të 3 orëve jane regjisturar 9 lëkundje sizmike.Për shkak të panikut në disa shkolla të Durrësit u ndërpre mësimi, ndërsa nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale.