Lëkundje tërmeti në Greqi
Një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter u regjistrua pasditen e sotme në jug të Samos, Greqi, raportojnë mediat greke.
Instituti Europian i Sizmologjisë njofton se tërmeti ka rënë 23 kilometra në jug të Samos, në një thellësi prej 15.8 km.
Nga lëkundjet nuk ka pasur njerëz të lënduar. /tvklan.al