![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2019/12/termet-1.jpg?fit=1200%2C674&ssl=1)
Lëkundje tërmeti në Kosovë
Lëkundje tërmeti janë shënuar pak minuta më parë në Kosovë.
Sipas faqes sizmiologjike EMSC, lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.8 ballë, 53 km në veri-perëndim të Prishtinës, me një thellësi prej 2 km.
![](https://i0.wp.com/tvklan.al/wp-content/uploads/2020/01/kosove.png?resize=1033%2C477&ssl=1)
Lëkundje të forta sizmike janë regjistruar rreth një orë më parë edhe Indonezi, me magnitudë 5.3, si dhe në Puerto Rico me magnitudë 5.2. /tvklan.al
![](https://i0.wp.com/tvklan.al/wp-content/uploads/2020/01/pr.png?ssl=1)