![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2019/10/Edi-Rama-1.jpg?fit=1627%2C825&ssl=1)
Lëkundjet e forta të tërmetit, reagon Kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lëkundjeve të forta të tërmetit që goditën vendin tonë orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar viktima e të plagosur, si dhe dëme të shumta materiale.
“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura😢Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë🙏
Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU🤝Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë🙏#Kurajo #Durim #Solidaritet“, shkruan Kryeministri./tvklan.al