Lëndë drusore pa dokumentacion, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë për prerje të paligjshme të pyjeve dhe falsifikim të dokumenteve në Shkodër. Të arrestuarit janë Gjin Rrasa 48 vjeç dhe Pjetër Rreshpja 36 vjeç.
Një ditë më parë, tek Ura e Mesit u kap Pjetër Rreshpja duke transportuar me kamion lëndë drusore pa dokumentacion dhe me një faturë tatimore të falsifikuar të lëshuar nga Gjin Rrasa, i cili është administrator i subjektit fizik në emër të tij.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Prerje e paligjshme e pyjeve” e “Fshehje e të ardhurave” për B. F. 47 vjeç, u kap në flagrancë me mjetin e tij kamion në të cilin kishte ngarkuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës. /
tvklan.al