Lëndë shpërthyese në derën e shtëpisë
Një shpërthim tritoli ka tronditur Kavajën, në mbrëmje. Sipas policisë në derën e jashtme të banesës së Dritan Kanaparit dyshohet të jetë vendosur një sasi lënde eksplozive.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 6 të qytetit.
Si pasojë e shpërthimit, nuk ka viktima por vetëm dëme materiale, në derën e jashtme të oborrit rrethues me kangjella. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. /tvklan.al