Lëndimi i qytetarëve në mitingun e PD, reagon Presidenti Nishani
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar lidhur me lëndimin e qytetarëve në mitingun e çeljes së fushatës së Partisë Demokratike, e cili u mbajt ditën e shtunë në orën 19:00, para Kryeministrisë.
Pas përfundimit të mitingut dhjetëra persona janë paraqitur në QSUT me djegie dhe sy të ënjtur.
Reagimi
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh përfshirë edhe liderin e opozitës, z. Lulzim Basha, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Presidenti i Republikës uron së pari shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja.
Presidenti po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj./
tvklan.al