Lëndohet në krye të detyrës polici
"gjatë kontrollit të territorit mbi Palohor në një terren të pyllëzuar e të thepisur, në afërsi të malit Sopot, punonjësi i Policisë B.H, duke kontrolluar në këmbë territorin është rrëzuar aksidentalisht dhe u dëmtua në shpatull dhe kokë".
Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Pas ndihmës së parë të dhënë në spital, Polici i lënduar është nisur me helikopter për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka telefonuar menjëherë punonjësin e Policisë duke i uruar shërim të shpejtë dhe i siguroi se do të merret çdo masë e nevojshme dhe ndihmë mjekësore./tvklan.al