“Lëng portokalli të përgatitur nga Hoxha…”
Rrëfimi i nuses tek Hoxha ka zbuluar një të vërtetë të tmerrshme. Lirije Lami, e cila u nda nga jeta në Prill të vitit 2017 në Kamëz, nuk ka vdekur nga ataku kardiak siç kishte menduar familja e saj, por është helmuar nga nusja e djalit.
Kështu mendon prokuroria, e cila ka një provë të pakundërshtueshme. Pas ngjarjes, 21-vjeçarja Marjana Çmeta është rrëfyer tek Hoxha për krimin e rëndë, ndërkohë që ky i fundit ka regjistruar bisedën.
Vetëm disa muaj më vonë, Hoxha Hysen Shehu ia ka treguar dëshminë e Marjanës, bashkëshortit të saj.
Oltjan Lami ka rrëfyer në Prokurori se
“në video Marjana tregonte se i kishte bërë vjehrrës një lëng portokalli në të cilën kishte hedhur helm për mijtë. I kishte thënë se e kishte përgatitur tek një Hoxhë dhe se të gjithë anëtarët e familjes duhet ta pinin për të mos pasur më konflikte mes tyre.”
Përpara hetuesve, 21-vjeçarja ka pranuar rrëfimin te Hoxha, por ka mohuar vrasjen e vjehrrës. Edhe familjarët e vajzës thonë se gjithçka është një sajesë.
Videoja është parë nga vjehrri Agim Lami dhe Arben Lami djali i xhaxhait i Agimit, por nuk e kanë kallëzuar krimin në prokurori. Ata së bashku me Hoxhën Hysen Shehu akuzohen për “moskallëzim krimi”.
Klan Plus