Leonard Demi, intervistë – (21 Qershor 1999)


Leonard Demi, intervistë – (21 Qershor 1999)

10:51 21/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Rikthimi i Partisë Demokratike në Parlament, nuk është meritë e Berishës. Kështu është shprehur sot Leonard Demi një nga njerëzit që ka kundërshtuar daljen nga kuvendi.

Leonard Demi, deputet i PD:- “Unë vazhdimisht kamë bërë thirrje si kryesi, në Këshill Kombëtar, duke dhënë dhe argumentat pse PD duhet të ishte në parlament. Tani pas një viti kur edhe vetë kryetari i PD do ti bëjë thirrje anëtarëve të PD të përfaqësuar në strukturat e saj për ta përkrahur këtë gjë, në s’kemi ç’të themi veçse është një kënaqësi”.

Ndërkohë demokratët sot pasdite niin procedurat për vendimarrjen e rëndësishme. Mbledhja e kryesisë do të vendos gjithçka rreth hyrjes në parlament, madje edhe për kushtet që duhet të plotësoj mazhoranca aktuale./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme