Leonard Demi intervistë – (27 Nëntor 1999)


Leonard Demi intervistë – (27 Nëntor 1999)

22:53 27/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Deklaratat e krerëve të PD ndaj përfaqesimit tim në Samitin e Bullgarisë janë thjesht emocionale. Kështu është shprehur sot sekretari i komisionit të jashtëm parlamentar, deputeti demokrat Leonard Demi pas deklarimit të drejtuesve të PD-së për heqjen e funksioneve të tij parlamentare.

Leonard Demi, deputet i PD:- “Këto janë emocione të rastit, sepse unë jam sekretar i komisionit të jashtëm i dërguar nga PD. Unë jam deputet i PD-së dhe prandaj si i tillë nuk kam se ku të pyes njeri se unë jam i akredituar nga PD-ja atje. Dhe në këtë gjë ka disa rregulla që parashikohen me rregulloret e Kuvendit. Gjatë Samitit të Sofies unë pata rastin të takohem me personalitete të tjera europiane që kanë detyra shumë të rëndësishme në Këshillin e Europes siç ishte Rene Vander Linden, i cili është përfaqësues i partive popullore evropiane në Këshillin e Europës. Ai gjatë bisedës së ngrohtë që patëm me të dhe drekë që kaluam bashkë me siguroi se ishte një përkrahës i jashtëzakonshëm i yni në përpjekjet për reformimin dhe demokratizimin e mëtejshëm të Partisë Demokratike dhe nga ana tjetër me siguroi se do të kërkonte një përkrahje në këtë drejtim nga të gjithë partitë popullore evropiane”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego  






Të ngjashme