Leonard Demi: “Nuk largohem nga Komisioni i Jashtëm” – (5 korrik 2000)


Leonard Demi: “Nuk largohem nga Komisioni i Jashtëm” – (5 korrik 2000)

11:55 05/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

“Vendimin për heqjen time nga sekretari i Komisionit të Jashtëm Parlamentar, e merr vetëm ky komision dhe jo byroja e parlamentit”. Kështu ka deklaruar sot deputeti reformator Leonard Demi, duke e quajtur të mbyllur kërkesën e forumeve drejtuese të Partisë Demokratike, për zëvendësimin e tij me Pjetër Arbnorin.

E rëndësishme është, tha Demi, se së bashku me zotin Arbnori si anëtar i thjeshtë Partia Demokratike përfaqësohet në Komisionin e Jashtëm Parlamentar nga tre vetë.

Reformatori Leonard Demi:- “Unë kurrë nuk jam larguar nga Partia Demokratike dhe pse është dëshira e ndonjërit në PD. E keqja që kemi bërë ne, në Partinë Demokratike është se dëshirojmë që ajo parti të reformohet dhe të fitojë zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme. Është e drejta e Komisionit të Jashtëm të vendosi nëse unë do të jem sekretar apo jo, gjë që e bëri dje në mbledhje, duke më rikonfirmuar si sekretar të këtij komisioni”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme