Leonardo DiCaprio “humbet” Oscarin
Autoritetet amerikane kanë marrë në dorëzim nga aktori Leonardo Di Caprio statujën “Oscar” të Marlon Brando dhe objekte të tjera më vlerë.
Këtë çmim DiCaprio e kishte marrë dhuratë nga shtëpia kinematografike “Red Granite” në vitin 2013, kur interpretoi rolin e superagjentit të bursës amerikane ne filmin “Ujku i Wall Street-it”.
Shtëpia kinematografike që prodhoi filmin është përfshirë në një skandal financiar që ka të bëjë me vjedhjen e një fondi investimi në Malajzi në vlerën e 1.7 miliardë dollarëve.
Rrënjët e skandalit të çojnë te kryeministri i Malajzisë, dhëndri i të cilit zotëron shtëpinë kinematografike Red Granite.
Leonardo DiCaprio natyrisht është i huaj në këtë skandal, por ai dorëzoi çmimin Oskar të Marlon Brandos dhe sende të tjera me vlerë, të cilat u vunë nën sekuestro.
Tashmë yllit të kinemasë i mbetet vetëm çmimi i tij Oskar, të cilin e rrëmbeu me filmin “The Revenant”. Atë nuk ia sekuestron dot askush.
/Tv Klan