Leonida Toska: Askush nuk e zbeh punën e bërë në pak muaj nga bashkia e re (20 Mars 2001)
Kryetari i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit Leonida Toska ka reaguar sot ndaj deklaratave që janë botuar në disa prej të përditshmeve nga një përfaqësues i opozitës, anëtar i këshillit bashkiak duke deklaruar se marrëdhëniet e këshillit bashkiak me kryetarin e saj Rama, janë të hapura dhe transparente. Përveç kësaj kryetari i këshillit bashkiak ka sqaruar se shpenzimet financiare të bashkisë për periudhën deri 1 shkurt janë bërë në shërbim të qytetit konform ligjit dhe në koordinim të plotë me këshillin bashkiak.
Në deklaratën e tij Toska cilëson se kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe ekipi i tij gëzojnë mbështetjen e tij të mazhorancës së këshillit bashkiak që ka dalë nga zgjedhje të lira të 1 tetorit dhe asnjë kritikë parimore përfaqësuesish të opozitës apo presioni i nxitur i disa të përditshmeve, nuk mund të zbehë punën që ka bërë në pak muaj Këshilli Bashkiak i kryeqytetit dhe Bashkia e re e Tiranës./tvklan.al