Lëpirëse me mish (Video)


Lëpirëse me mish (Video)

13:35 09/05/2019

Përbërësit:

200 gr mish viçi i grirë

100 gr spek i prerë hollë

100 gr salcë domate

50 gr mozzarella

5 qepë

1 spec djegës

1 vezë

1 karotë

Selino

Borzilok

Hudhër

Majdanoz

Trumzë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht në një tas vendosim mishin e grirë, shtojmë në të një vezë, borzilok, majdanoz të grirë, kripë, piper, vaj ulliri, lëkurë limoni, pak bukë të grirë dhe i përziejmë të gjithë ingredientët bashkë. Më pas me masën e përgatitur formojmë qoftet në formë sferash dhe brenda tyre vendosim pak djathë mozzarella. Pastrojmë qepët dhe i nxjerrim në forma rrethore. Brenda tyre vendosim qoftet dhe i mbështjellim me spek. Më pas qofteve të përgatitura iu vendosim stikadent dhe i fusim në furrë që të piqen në 200 gradë. Në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë hudhër, pak borzilok, qepë, spec djegës, karotë dhe selino. Pasi të skuqen të gjitha bashkë shtojmë salcën dhe i lemë të ziejnë bashkë. Salcën e përgatitur e kalojmë në mikser dhe e bëjmë kremoze. Vendosim në pjatë salcën dhe mbi të qoftet.

/tvklan.al






Të ngjashme