Leskaj: Dorëhiqem nga kandidimi si deputete


Leskaj: Dorëhiqem nga kandidimi si deputete

12:47 29/04/2017

Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj në një deklaratë  për mediat është shprehur se ka vendosur të heqë dorë nga kandidimi si deputete në zgjedhjet e 18 qershorit.

 

“Kam vendosur të mos kandidoj për zgjedhjet e ardhshme dhe pas 15 vitesh kontribut në politikë njeriu duhet të mësojë të thotë jo dhe të hapi rrugën të rinjve dhe të rejave. Unë do doja të të zëvendësohesha nga një e re dhe padyshim kam pasur privilegjin dhe kënaqësinë të jem pjesë e PS dhe ky është një privilegj. Do jem e angazhuar, por jo një Parlament, sepse për mua Parlamenti nuk është një vend pune. Kjo ka qenë zgjedhja ime dhe jo e minutës së fundit, por e menduar me kohë”

, ka thënë Leskaj për gazetarët.  

Nënkryetarja gjithashtu ka shprehur dhe një mesazh për Presidentin e ri, Ilir Meta.  “Kam një mesazh se Presidenti i ri do sjellë një frymë të re dhe kjo është zgjedhja më e mirë që në mund të bënim”, tha ajo.

/tvklan.al

 






Të ngjashme