Letra e Ivanov, reagon BDI: Papërgjegjshmëri serioze politike dhe kushtetuese!


Letra e Ivanov, reagon BDI: Papërgjegjshmëri serioze politike dhe kushtetuese!

23:15 07/03/2017

Pas publikimit të letrës së presidentit, Gjorgje Ivanov, dërguar ndërkombëtarëve, nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi, reagoi duke thënë se platforma shqiptare nuk është ajo që përshkruhet në letrën e presidentit të Maqedonisë.

Arifi sqaroi se platforma është hartuar në Shkup ndërsa në Tiranë u krye vetëm akti formal i firmosjes. Tendenca për të vendosur këtë platformë si element të provokimit dhe urrejtjes etnike të maqedonasve karshi shqiptarëve është një papërgjegjshmëri serioze politike dhe kushtetuese tha zonja Arifi.

Edhe LSDM-ja reagoi për letrën e Ivanovit, duke thënë se përmes saj presidenti po përpiqet të arsyetojë para botës vendimin e tij antikushtetues për të mos ia dorëzuar mandatin Zoran Zaevit, pavarësisht se ai ka siguruar shumicën

Presidenti i Maqedonisë Gjeorge Ivanov, në një letër drejtuar krerëve të lartë të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara ka ripërsëritur se sipas tij, platforma e partive shqiptare e cilësuar si platforma e Tiranes, është një ultimatum dhe përbën shantazh që shkel marrëveshjen e Përzhinës.

Letra e kreut te shtetit maqedonas i është dërguar kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe presidentit te Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.  Për Ivanovin platforma është një dokument post-zgjedhor ndërsa ka kërkuar nga krerët e sipërpërmendur që ta shqyrtojnë realitetin e Maqedonisë dhe ta hedhin poshtë platformën e partive shqiptare.

Letra vjen ne të njëjtën kohë me mbledhjen e Këshillit të Europës si një justifikim për ultimatumin që Bashkimi Europian i vendosi Presidentit Ivanov për të mandatuar Zaevin./Tv Klan






Të ngjashme