Letra e Klintonit drejtuar Mejdanit – (24 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Presidenti Amerikan Bill Klinton shpreh dëshirën për tu takuar javën e ardhshme në Sarajevë me Presidentin Mejdani. Kjo ftesë nënvizohet në letrën që i ka mbrritur sot presidentit shqiptar. Në këtë letër Klinton thekson se do të takohemi në Sarajevë për të iniciuar paktin e stabilitetit në një mënyrë mjaft të ndjeshme e simbolike për të gjithë rajonin.
Pakti i Stabilitetit është një shanc i rëndësishëm për të avancuar vizionin e europës juglindore mbështetur në bashkëpunimin e demokracinë e jo në nacionalizmat dhe konfliktet shkruan presidenti amerikan. Klinton shfaq shpresën se në këtë samit Shqipëria dhe fqinjët e saj do të skicojnë planet e bashkëpunimit me njëri-tjetrin.
Klinton shpreh sigurinë se në takimet përgatitore qeveria shqiptare do të marrë të gjitha masat për përcaktimin e planeve dhe prezantimin e tyre në samit. Unë jam duke punuar me liderët e BE dhe homolog të tjerë vazhdon në letrën e tij presidenti Klinton të mbështes integrimin e vendit tuaj në sistemin e tregëtisë botërore për tërheqjen e sa më shumë investimeve botërore. Më tej Klinton vazhdon se në këtë samit janë ftuar të gjithë përveç Millosheviçit./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego