Letra e plotë e dorëheqjes së De Biasit: Tani fara është mbjellë, me punë do të japë fruta të shkëlqyera


Letra e plotë e dorëheqjes së De Biasit: Tani fara është mbjellë, me punë do të japë fruta të shkëlqyera

12:17 14/06/2017

Gianni De Biasi nuk është më trajner i Kombëtares. Vetëm një ditë, pasi njoftoi se do të qëndronte në Kombëtaren Shqiptare deri në fund të eliminatoreve të Botërorit 2018 dhe më pas nuk do ta rinovonte kontran, sot tekniku italian dha dorëheqjen.

Dëshiroj të theksoj se sot largohem nga udhëheqja e Kombëtares, duke mos patur një ekip në të cilin të punoj, ndërkohe që gjate këtyre viteve gjithmonë kam rezistuar ndaj tundimeve të ofertave të punës, duke ditur që vendi im ishte në udhëheqjen e djemve tanë drejt një rritje të qëndrueshme në drejtim të realizimit të tyre

”.

 

LETRA E PLOTË E DOREHEQJES

 

“Kjo është një faqe e përvojës time profesionale në Shqipëri që kurrë nuk do kisha dashur ta shkruaja!

Kam menduar dhe medituar gjatë dhe dëshiroj t’ju informoj se duke nisur nga sot nuk do të jem më Trajneri i kombëtares sonë!

Do të ndalem këtu sepse dëshiroj të mendoj për të mirën dhe rritjen e Ekipit.

Besoj se e kam përmbushur detyrën time, e cila me ka lejuar mua për të nxjerrë nga këta djem ato cilësi që në të kaluarën e afërt kanë bërë të mundur të jetojmë Ëndrrën Europiane!

Atë ëndërr e cila që në ndeshjen e parë në Gjeorgji, nëpërmjet asaj letre të hapur kisha kërkuar të ngulitja në kokën e tyre dhe në zemrën e tyre!

Është një zgjedhje profesionale shumë luftarake, e vështire! Uroj që të arrini ta kuptoni, edhe pse jo të gjithë mund ta pranojnë! Kemi jetuar vite të mbushura plot emocione dhe kënaqësish dhe kemi arritur rezultate me të vërtete të rëndësishme që shumë i konsideronin të pamundura.

Gjatë gjithë kësaj kohë kam punuar gjithmonë me pasion të madh, me një entuziazëm të ri falë edhe rezultateve dhe euforisë ngjitëse e të gjithë shqiptarëve , në Atdhe dhe atyre të shpërndare nëpër botë!

Impenjimi i përditshëm, përpjekja për t’ju transferuar djemve një mentalitet të ri, një mentalitet fitues!

Angazhimi i vazhdueshëm së bashku me gazetaret tuaj, i mediave për t’iu kaluar një komunikim korrekt, transparent, proaktiv ka qene një pune e detajuar me të vërtetë vazhdimisht e mundimshme, nganjëherë dhe e bezdisshme!

Dëshiroj të theksoj se sot largohem nga udhëheqja e Kombëtares, duke mos patur një ekip në të cilin të punoj, ndërkohe që gjate këtyre viteve gjithmonë kam rezistuar ndaj tundimeve të ofertave të punës, duke ditur që vendi im ishte në udhëheqjen e djemve tanë drejt një rritje të qëndrueshme në drejtim të realizimit të tyre.

Pas Europianit isha vendosmërisht i bindur që mund të përmirësonim më tej dhe se përvoja që patëm gjatë tre ndeshjeve në Francë, do të na lejonte një rritje të mëtejshme globale.

Dhe kështu do të jetë, por me një Trajner të ri!

Po largohem me vështirësi por i vetëdijshëm që cikli im në këtë grup ka përfunduar dhe që mund t’i japë rastin atij që do më zëvendësojë, të njohë djemtë në katër ndeshjet e ardhshme.

Me lejoni të falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuan në rritjen dhe zhvillimin e projektit të Shqipërisë që na ka çuar të jemi në vendin e 22 të Ranking Fifa, që na ka mundësuar të mundim Norvegjinë jashtë shtëpisë, te fitonim dhe barazonim kundër Francës dhe të fitonim kundër Portugalisë, i mundur pas nesh deri në Pushtimin e Euro 2016!!!

Dhe më në fund për të arritur ëndrrën tonë …

Dëshiroj me këtë rast të falënderoj publikisht ata të cilët më dhanë këtë mundësi të madhe , Presidentin Armando Duka, që gjithmonë më ka mbështetur dhe më ka dhënë Letrën e Bardhe( la Carta Bianca) për të vepruar në rolin tim si Përzgjedhës!

Një falënderim të përzemërt të gjithë djemve që gjate gjithë kësaj kohe kanë qenë pjesë e Ekipit, faleminderit për gjithçka që më keni dhënë, që keni dhënë për fanellën tonë!

Është një përvojë që më ka pasuruar si në aspektin profesional ashtu dhe në atë njerëzor, më keni befasuar me përkushtimin tuaj dhe përfshirjen tuaj në sfidën tonë!

Faleminderit te gjithë bashkëpunëtoreve te mi, veçanërisht Paolo Tramezzani, shok udhëtimi që nga dita ime e parë në Shqipëri , gjithmonë i gatshëm për të më mbështetur i palodhshëm në punën në terren dhe në shumë udhëtime për të takuar lojtaret tanë të rinj!

Albertos qe ka ndjekur përgatitjen dhe rikuperimin e djemve, Ilir Boziqi, Ervin Bulku dhe gjithë stafi teknik! Benyy Celiku, Gianluca Stesina, Filippo Iori i cili ka trajtuar lojtarët së bashku me Ylli Mihali, Merepeza, Arben Voci, dhe të madhit Fatos Kademi një punëtor i palodhur!

Të gjithë njerëz të çmuar dhe madhështore Ekipi!

Për të gjithë njerëzit që punojnë në Federatë, që nuk dallohen, por që bëjnë një punë të vlefshme për rezultatin përfundimtar!

Falënderoj në mënyrë të veçante të gjithë tifozët tanë të përkryer, lojtari ynë i dymbëdhjetë.

Gjithmonë të gatshëm të na ndiqnin kudo me flamuj e me zemër.

Çdo gjë ne futboll, në sport, ashtu si nn jetn, ka një fillim te tij dhe një fund! Cikli im si Trajner i Kombëtares ka përfunduar, por asgjë nuk mund të copëtoje kurrë lidhjen e fortë që më lidh me Kombin Tonë dhe të shumë njerëzve që në këto pesë vite e gjysmë të bukura pata fatin t’i takoj!

Tani fara është mbjellë në tokë, po rritet dhe me angazhimin, përkujdesjen dhe punën e të gjithëve do të dijë të japë fruta të shkëlqyera!

Mirënjohje, Gianni De Biasi!”

 /tvklan.al






Të ngjashme