Letra e Tahirit drejtuar Interpol, reagon ashpër Serbia
Kërkesën e Shqipërisë drejtuar Interpol, për të rishqyrtuar edhe njëherë urdhër – arrestin ndërkombëtar për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Serbia e sheh si shkelje të sovranitetit nga Shteti Shqiptar.
Siç raporton
KlanKosova,
letrën e Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stock, Ministri i Brendshëm serb, Nebojša Stefanović e konsideron ndërhyrje të Shqipërisë në punët e brendshme të Serbisë dhe shkelje të sovranitetit të saj nga vendi ynë.
“Kërkesa e Tahirit është një ndërhyrje bruto dhe e papranueshme në sovranitetin e shteti të Serbisë, e cila është anëtare e plotë e Interpolit”,
shkruajti Stefanović në një postim në Twitter./tvklan.al