Letra publike e Kadaresë dhe përgjigjia e Bashës
Autori: Blendi Fevziu
23:36 08/05/2011Shkrimtari i njohur Ismail Kadare, nëpërmjet një letre publike i bëri apel kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, të tërhiqet nga gara për hir të interesave, stabilitetit dhe integrimit europian të Shqipërisë.
Disa orë më vonë, Lulzim Basha falenderoi Kadarenë për shqetësimin e shprehur në letrën e tij, por i vendosur tha se do të respektojë procedurat normative që parashikon procesi i numërimit të votës.
Për të diskutuar mbi letrën e Kadaresë dhe përgjigjien e Bashës, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Fatos Lubonja, Frrok Çupi, Preç Zogaj dhe Ylli Rakipi./tvklan.al