Leu flokët në shtëpi, por e pësoi keq
Një grua është shtuar tre herë në spital, pasi boja “Clairol” që ajo përdori në flokë i shkaktoi enjte të fytyrës dhe skuqje te skalpit të kokës.
Lauren Woods vendosit të lyente flokët e saj në kushtet e shtëpisë, por pasojat ishin të tmerrshme. Edhe pse ajo kreu një test më parë, rezultati ishte shumë ndryshe. Ngjarja ndodhi në 8 Shkurt, dhe kur u zgjua në mëngjes pa se fytyra e saj ishe e ënjtur, kështu që ajo shkoi në spital në Hastings, East Sussex. Pavarësisht se u dërgua në shtëpi nga spitali, ajo nuk pati asnjë përmirësim dhe u detyrua të shkonte përsëri dhe dy herë të tjera. Sipas mjekëve amoniaku i bojës i ka shkaktuar alergji në fytyrë dhe në skalpin e kokës.“Rënia e flokëve është më e tmerrshme se dhimbjet është shprehur ajo” .
Woods u ka bërë një thirrje gjithë femrave që lyejnë flokët në kushtet e shtëpisë të bëjnë kujdes me produktet e bojërave që përdorin./tvklan.al