Levan, dy të rinj plagosen me armë zjarri


Levan, dy të rinj plagosen me armë zjarri

18:57 02/03/2014 PoliciaaaaDy të rinj u plagosën me armë zjarri nga nënkryetari i Komunës së Levanit Eqerem Braçe.

Të plagosurit janë Besnik dhe Klodian Aliu, 25 dhe 30 vjeç.

Burime policore thanë se motiv i ngjarjes është bërë një sherr mes dy të rinjve dhe djemve të nënkryetarit të komunës.

50 vjeçari, Braçe ka shkuar të sqarohet në servisin e makinave ku punonin dy të rinjtë por pas një debati verbal i ka qëlluar ata me një pistoletë që kishte me vete.

Policia tha se ndaloi autorin e plagosjes ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





Të ngjashme