Lëvizja 5 Yje hap votimin në internet për qeverinë Draghi në Itali
Ish-shefi i Bankës Qëndrore Evropiane hyn në ditët e fundit të bisedimeve me partitë e tjera
Lëvizja 5 Yje e Italisë do të mbajë një votim në internet për të vendosur nëse do të mbështesë qeverinë e Mario Draghi. Votimi do të zhvillohet gjatë dy ditëve të ardhshme për të vendosur qëndrimin e partisë.
Corriere della Sera raporton se gjatë kësaj jave Draghi do të takojë sërish sindikatat dhe bizneset e Italisë për të krijuar mbështetjen e nevojshme.
Ish-shefi i Bankës Qëndrore Evropiane Draghi, do të takohet me udhëheqësit e Confindustrias. Këto janë takimet e fundit në raundin e tij të dytë të konsultimeve që synojnë krijimin e një qeverie të re.
Ai pritet të raportojë tek kreu i shtetit të Italisë dhe të propozojë listën e tij të ministrave të kabinetit deri të enjten. Ndërkaq, partia Italia Viva e Matteo Renzit do të zhvillojë sërish një tjetër takim me Draghin ku do të diskutohen njëherazi edhe shumë çështje.
Një nga pengesat më të mëdha që mund të hasi Mario Draghi për të formuar qeverinë e re është Partia Demokratike dhe Lidhja e Ekstremit të Djathtë të cilat janë shprehur skeptike për këtë qeveri.
Ndërkaq, Berlusconi ka konfirmuar se partia e tij Forza Italia do të mbështesë një qeveri të Draghi. Në takimin që zhvilloi të hënën, ish-shefi i Bankës Qëndrore Evropiane paraqiti planin e tij për vakinimin masiv, zgjatjen e vitit akademik duke kompesuar kohën e humbur dhe mësimin në internet gjatë pandemisë Covid-19 si dhe ringritjen ekonomike.
Klan News