Lëvizja 5 yjet dhe Lega Nord drejt koalicionit qeverisës?


Lëvizja 5 yjet dhe Lega Nord drejt koalicionit qeverisës?

23:28 25/03/2018

Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord do ta formojnë sëbashku qeverinë e re në Itali. Mediat italiane e shohin si zgjidhjen më të mundshme, bashkëpunimin mes dy partive që zunë pozitat kryesore në konfigurimin e ri politik pas zgjedhjeve të 4 marsit. Agjencia e lajmeve Ansa shkruan se konslutimet për qeverinë e re do të nisin menjëherë pas Pashkëve të 1 Prillit.

Sinjale bashkëpunimi janë dhënë si nga Luixhi di Maio i Lëvizjes 5 Yjet, ashtu edhe nga Mateo Salvini i Lega Nord. Prova që tregon vullnetin për të bashkëpunuar ishte konsensusi për krerët e dy dhomave të parlamentit. Pjesa më e vështirë është se cili do të jetë kryeministri i një koalicioni të përbashkët. Kandidatë janë të dy liderët, si Salvini ashtu edhe Di Maio. Kreu i Lega Nord këmbëngul më tepër tek ky post, pasi parita e tij nuk ka deri tani asnjë post drejtues. Kryesimin e senatit e morën partnerët e qendrës së djathtë të Silvio Berluskonit. Ndërsa Lëvizja 5 Yjet, sipas marrëveshjes mori drejtimin e dhomës së ulët. Përfshirja në koalicion e Forca Italias nuk shihet me sy të mirë nga Lëvizja 5 Yjet. Të njëjtën linjë ka edhe vetë partia e Berluskonit, mosmarrëveshje që u bënë shkak për dështimin e disa votimeve për krerët e parlamentit të premten.

Nuk përjashtohet mundësia që koalicioni i qendrës së djathë të shpërbëhet dhe ti hapet rruga një qeverie vetëm me Lëvizjen 5 Yjet dhe Lega Nordin, një qeveri me parti euroskeptike, ndërsa Berluskoni ti bashkëngjitet në opozitë demokratëve të qendrës së majtë.

Tv Klan






Të ngjashme