Lëvizja “Black Lives Matter” vlerësohet me çmim
Lëvizja e njohur “Black Lives Matter” ka fituar çmimin për të drejtat e njeriut Olof Palme të Suedisë për vitin 2020. Lajmi është bërë publik nga Fondacioni Global Network Matters të cilët janë shprehur se lëvizja është nderuar për promovimin e brutalitetit të policisë dhe dhunës racore në të gjithë globin.
Ata vunë në dukje se rreth 20 milion njerëz kishin marrë pjesë në protestat e Black Lives Matter (BLM) vetëm në SHBA, së bashku me miliona të tjerë në të gjithë botën.
Një ceremoni online e dhënies së çmimit do të mbahet në Stokholm. Black Lives Matter do të marrë 100,000 dollarë. Olof Palme nderon çdo vit personalitete, organizata apo aktivistë për kauza nga më të ndryshmet dhe ky çmim nderon kryeministrin suedez me të njëjtin emër dhe avokatin e shquar të të drejtave të njeriut i cili u vra në Stokholm në 1986.
E themeluar në SHBA në 2013, lëvizja Black Lives Matter (BLM) u bë një parullë ndërkombëtare vitin e kaluar pas disa rasteve të brutalitetit të policisë kundër afro-amerikanëve.
Protestat që pasuan vdekjen e George Floyd, Breonna Taylor dhe disa të tjerëve. Sipas asaj që raportojnë organizatorët e Olof Palme kjo ilustron se racizmi dhe dhuna nuk është vetëm një problem në shoqërinë amerikane, por një problem global.
Ata thanë se Black Lives Matter në një mënyrë unike ka ekspozuar vështirësitë, dhimbjet dhe zemërimin e pakicës afrikano-amerikane pasi nuk janë vlerësuar në mënyrë të barabartë me njerëzit me ngjyrë të bardhë./tvklan.al