Lëvizja e kafshëve në Durrës një problem shqetësues – (24 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Lëvizja e kafshëve në qytet është bërë një problem shqetësues. Që kafshët nuk duhet të qarkullojnë në qytet, këtë e përcakton edhe ligji. Në qytetin e Durrësit, ky ligj shkelet në masë. Në të gjitha pikat e hyrjes në qytet, në lagje, buzë rrugëve kryesore, në çdo orë të ditës sheh bagëti të lidhura, duke pritur ekzekutimin nga kasapët. Problemi më i madh është ndotja e qytetit, që edhe pa to është tepër i rënduar. Sektori përgjegjës në bashki thotë, se për këtë problem duhet të merret policia e rendi, të cilët nuk e vënë ujin në zjarr./tvklan.al