Lëvizje në Policinë e Shtetit
Ditën e sotme Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në radhët e drejtuesve në dy drejtori vendore.
Mësohet se Dritan Lena, deri më sot, Shef Krimesh në Komisariatin e Policisë nr 4 Tiranë, pasi ka fituar gradën policore Drejtues, me vendim të formës së prerë nga Gjykata transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Lorenc Paganika, deri më sot Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, transferohet dhe emërohet Shef i Departamentit Juridik në Akademinë e Sigurisë. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Alban Çela transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër./tvklan.al