Lëvizjet e fundit të kamikazit të Manchester
Prova të reja zbardhin lëvizjet e Salman Abedi pak orë përpara sulmit terrorist në Manchester Arena. Autoritetet publikuan një tjetër imazh të 22 -vjeçarit, të fiksuar nga kamerat e sigurisë në të njëjtën ditë kur ndodhi sulmi.
Abedi shfaqet me një valixhe blu, e cila po kërkohet intensivisht nga autoritetet. Sipas tyre, kjo valixhe nuk është përdorur në sulmin e 22 majit ndaj ata i tremben faktit se një bombë e mundshme, e fshehur aty, mund të përdoret në një tjetër sulm. Rrjeti britanik BBC ka publikuar pamje të kamerave të sigurisë së një marketi, pranë banesës se kamikazit ku 22 vjeçari shfaqet vetëm pak orë para sulmit. Abedi duke fare i qete duke lëvizur në raftet e marketit, ndërsa më pas largohet drejt banesës ku dyshohet se ka përgatitur sulmin ku mbetën të vrarë 22 persona. Ndërkohe autoritetet vijojnë kërkimet për pjesëtaret e celulës terroriste të ISIS. Deri tani janë arrestuar 16 persona të cilët po mbahen në paraburgim. Tv Klan