Lëvizjet e shqiptarëve në Serie A
Arlind Ajeti dhe Rei Manaj do të vijojnë të dy karrierën në Serie A. Ajeti firmosi për Torino një kontratë 3-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për dy vite të tjerë. Manaj u huazua për një sezon te skuadra e Pescara, ku kapiten është Ledian Memushaj.
“Nuk ngurrova të pranoja propozimin e Torino”
– tha Ajeti për faqen zyrtare të klubit.
“Ky ekip është një ekip që beson te të rinjtë dhe unë kam nevojë për këtë”
– sqaroi mbrojtësi i Kombëtares.
Megjithatë gjatë një konference Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, tha se Arlind Ajeti ishte shumë pranë skuadrës së tij, por Marcelo Bielsa pengoi marrëveshjen. Një mundësi të artë e shikon Rei Manaj transeferimin te Pescara.
“Për mua është një mundësi e madhe dhe duhet ta shfrytëzoj më së miri. Dua tregoj sa vlej”
– deklaroi Manaj për televizionin lokal të Abrucos Rete 8.
Tv Klan