Lëvizjet në Tiranë edhe pas orës 17:30


Lëvizjet në Tiranë edhe pas orës 17:30

15:36 13/05/2020

Ulja e numrit të infektimeve dobëson kufizimin e qarkullimit

Sa më shumë ulet numri i të prekurve me Covid-19, aq më shumë po duket se po e humb vlerën mes qytetarëve kufizimi i lëvizjes deri në orën 17:30.

“Njerëz dhe automjete të shumta në rrugë, është kjo pamja që ofron prej tre ditësh kryeqyteti. Por nuk është vetëm gjatë paradites apo edhe orarit zyrtar të lejuar nga qeveria deri në 17:30, e njëjta pamje është edhe pas këtij orari. Parqet, rrugët dhe sheshet e kryeqytetit janë plot me njerëz”.

“Unë rri brenda dhe dëgjoj automjete dhe njerëz edhe pas këtij orari, dhe s’po e kuptoj vetëm ne i zbatojmë këto rregulla”?

Përveç shkeljes së orarit, edhe masat mbrojtëse po lihen pas dore gjatë gjithë ditës.

Sic duket nga pamjet, ora shënon 17:30 dhe qytetarët duhet të ishin në banesat e tyre. Por ndodh krejt e kundërta.

Edhe në orët e vona të natës është e njëjta situatë.

Maji ka rikthyer normalitetin tek qytetarët. Edhe pse kryeqyteti është zonë e kuqe me raste sporadike me Covid-19, tashmë frika duket se ka ikur bashkë me ditët e ftohta.

Tv Klan






Të ngjashme