Lëvizjet te skuadrat shqiptare


Lëvizjet te skuadrat shqiptare

23:30 14/06/2017

Ekipet shqiptare e nisën merkaton menjëherë pas mbylljes së sezonit. Afrime dhe largime kanë skuadrat e Superligës. Te Partizani pas zyrtarizimit të Blerim Kotobellit si përforcim janë larguar Ylber Ramadani dhe Marko Cetkoviç. Ramadani kaloi te Velje në ligën e dytë daneze, ndërsa Cetkoviç te Mlladost në Malin e Zi. Largime te Flamurtari pas afrimit të Ditmar Bicajt.

Bruno Telushi firmosi për Slaven Belupo në kampionatin kroat, ndërsa Astrit Fazlliu do të luajë me Dritë në Kosovë për sezonin  ardhshëm. Skënderbeu po vijon përgatitjet në Slloveni. Donjet Shkodra dhe Bruno Dita po përpiqen të ambientohen me ekipin e ri. Merkato nuk pritet të mbyllet këtu, pasi priten edhe largime të tjera pas Hamdi Salihit, Marvin Ogunjimi dhe Cornel Predescu.

Liridon Latifi është një mundësi për të mbushur edhe arkat e klubit. Te Kukësi po punohet për përforcimet pa bërë emra, ndërsa janë konfirmuar largimet e Kushtrim Lushtaku, Rangel, Bedri Greca, Rexhep Memini dhe Matija Dvornekoviç. Për ekipet që do të marrin pjesë në kupat e Europës, përfshi Tiranën, që nuk ka nisur ende përgatitjet koha është e shkurtër për përforcimet pasi ndeshjet nisin në fund të muajit.

Tv Klan






Të ngjashme