Lëviznin me armë zjarri, arrestohen nënë e bir


Lëviznin me armë zjarri, arrestohen nënë e bir

19:15 12/05/2016

Policia ka vënë në pranga nënë e bir, pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje. Në pranga të policisë mësohet se kanë rënë Luan Ternova, 40-vjeç, si dhe nëna e tij, Sarie Ternova, 58-vjeçe.

Policia e Bulqizës gjatë një operacioni policor të koduar “Gjeologu”, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në një automjet tip Benz që lëvizte në lagjen Gjeologu të qytetit Bulqizë kishte armë zjarri, menjëherë kanë bërë bllokimin e automjetit Benz me targa AA 211 HM.

Nga kontrolli i ushtruar nga policia në automjetin në përdorim të shtetasit Luan Ternova u gjet dhe u sekuestrua brenda një çante dore që ndodhej në makinë një armë zjarri Pistoletë TT model 54, si dhe nje krehër me 8 fishekë.

Në momentin që policia do ushtronte kontroll, çantën e ka marrë në dorë nëna e tij Sarie Ternova, me qëllim shmangien e kontrollit.

Nënë e bir akuzohen për veprën penale “mbajtja pa leje e armeve luftarake” kryer ne bashkëpunim.

Sipas policisë Luan Ternova ka qenë i dënuar më parë për vjedhje banesash në shtetin Francez dhe ka vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu dhe ishte deportuar në Shqipëri nga Franca.

Policia gjithashtu bën me dije se edhe vëllai i tij Fadil Ternova  i njohur si i forti i Bulqizës është arrestuar para disa muajsh për armëmbajtje pa leje./tvklan.al






Të ngjashme