Lëvizte me pistoletë në çantë, arrestohet 27-vjeçari


Lëvizte me pistoletë në çantë, arrestohet 27-vjeçari

11:03 17/06/2016

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Në pranga ka rënë Mirush Jaku, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Pas kontrollit të ushtruar nga policia, atij ju gjet dhe ju sekestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, e tipit “Zastava”, me një krehër me tre fishekë.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.”/tvklan.al

 






Të ngjashme