Lëvizte me tritol me vete në rrugët e Tiranës


Lëvizte me tritol me vete në rrugët e Tiranës

17:47 04/03/2017

Një 32 – vjeçar përfundoi në pranga këtë të shtunë në kryeqytet, pasi u kap me tritol.

Ardi Ahmetaj, banues në Tiranë u ndalua në rrugën “Tre Dëshmorët”, në kryqëzim me rrugën “Konferenca e Pezës”.

Arrestimi i tij u bë pas kontrollit që efektivët e policisë ushtruan në makinën e 32 – vjeçarit, një “Ford”, ku iu gjetën dy kallëpe tritoli.

Burime zyrtare thonë se po punohet për të zbardhur qëllimin e mbajtjes së lëndës eksplozive me vete nga i arrestuari, si dhe destinacionin final të saj./tvklan.al






Të ngjashme