Lewis Hamilton penalizohet me 10 pozicione, pista do pushtohet nga shiu
Nis në malore Çmimi i Madh i Turqisë për kampionin e botës, Lewis Hamilton. Piloti britanik ka marrë një penalizim me 10 pozicione nga organizatorët e garës turke, për shkak se skuderia Mercedes vendosi të ndryshojë njësinë endotermike të motorrit. Në mjetin që drejtohet nga Hamilton është instaluar njësia e katërt termike.
Ky ndryshim i shërben britanikut që të jap maksimumin edhe në tre garat e ardhshme në Austin, Meksiko City dhe Sao Paulo. Penalizimi do ndikojë në pozicionin përfundimtar të Hamilton në garë, me britanikun që duket se do ketë kundër përveçse rivalët, edhe kushtet atmosferike.
Autoritetet turke parashikojnë reshje shiu të dendura gjatë kësaj fundjave, sidomos në pistën ku zhvillohet gara. Kjo do të thotë se shpejtësia e lëvizjes së Hamilton në pistë do të jetë natyrisht e kufizueshme.
Klan News