“Lexoi vjershën”, Basha replikon me Manastirliun dhe akuzon Nikollën: Merrni urdhra me buton


“Lexoi vjershën”, Basha replikon me Manastirliun dhe akuzon Nikollën: Merrni urdhra me buton

10:59 07/10/2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaplikuar ashpër me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Basha në fjalën e tij ka akuzuar dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, duke thënë se ajo i merr urdhrat me buton dhe nuk i jep fjalën opozitës.

Zonja Nikolla unë e kuptoj që je mësuar që të marrësh urdhra me buton, por nuk është mbledhja e partisë socialiste dhe as ndonjë mbledhje me rregullore. E para e punës nuk kishte të drejtë të çohej zonja me vjershën që i kishte përgatitur regjisori. Nuk iu përmend fare emri, por e di që ju jeni të komanduar nga një regji qendrore, që i ka zënë sytë dhe SPAK dhe gjysma juaj nuk do të ishte këtu”, u shpreh kreu i PD.

Më tej ai i bëri thirrje që të  respektonte procedurën dhe t’i jepte fjalën opozitën.

“Nëse nuk je aty si dispeçer e ministrave dhe atij që të ka vënë aty, respekto procedurën. Fjalën e kërkoi një deputete e opozitës, por ti nuk e shikon opozitën dhe e drejta për fjalën i takonte vetëm atij që iu përmend emri, kryetarit të opozitës”, shtoi ai./tvklan.al






Të ngjashme