Lezha mirëpret “Maratona e Këngës” , 70 artistë në skenë për të festuar edhe “Ditën e Shtegtarëve”


Lezha mirëpret “Maratona e Këngës” , 70 artistë në skenë për të festuar edhe “Ditën e Shtegtarëve”

15:00 16/08/2016

Si çdo 15 Gusht, qyteti i Lezhës festoi “Ditën e Shtegtarëve”, një traditë festive e këtij qyteti. Emigrantët të kthyer në atdhe për të kaluar pushimet e për të qëndruar pranë familjarëve të tyre e gëzuan këtë ditë edhe me koncertin e “Maratonës së Këngës”.

Në sheshin pranë Pallatit të Kulturës u mblodhën mijëra lezhjanë. Një publik që kërceu e këndoi shqip për disa orë të me hitet dhe ritmet e artistëve të ftuar për këtë mbrëmje.

Të parët që u ngiten në skenë ishin artistët e qytetit, me një koncert të përgatitura nga ata vetë. Muzika u ndërthur më një dokumentar mbi vlerat historike, kulturore dhe turistike të Lezhës.

Më pas i takoi këngëtarëve të “Maratonës së Këngës” të argëtonin publikun. 70 artistë, kënduan dhe kërcyen tingujt e traditës dhe prurjet e fundit në muzikën pop.

Përshëndetja nga pushteti vendor i takoi  Zv/kryetarit Enver Hafizi.

Për artistët dhe realizuesit e spektaklit, Televizionin Klan, kryetari Fran Frrokaj, i përshendeti më një buqete prej 100 karafilash.

Tv Klan






Të ngjashme