Lezha një javë festë, vendas e pushues zgjuar në shesh
Në Lezhë pushues e banorë nuk flejnë natën. U bë një javë që sheshi është kthyer në një vend festiv. Vendasve u janë bashkuar emigrantë dhe turistë të huaj. Humor, përqafime dhe trokitje gotash.
Nisi si dita e shtegtarëve katër vjet më parë, por që po kultivohet si një event tradite. Dhe si asnjëherë tjetër këtë sezon festa po vazhdon gjatë.
Këngëtarë e figura publike u janë bashkuar netëve lezhjane.
Tv Klan