Lezhë, i vetëvrari u zëvendësua nga një person pa arsimin përkatës


Lezhë, i vetëvrari u zëvendësua nga një person pa arsimin përkatës

19:57 28/05/2014 i vetevrariNe vend të Mark Brahimit i cili u vetëvra pas largimit nga puna si pompist në Hidrovorin e Tales në Lezhë, është vendosur një person pa arsim të mesëm. Emërimi i Preng Jakut nga rradhët e LSI u firmos prej  Drejtorit të Bordit të Kullimit, Petrit Gjoni i cili largimin e Brahimit e kishte motivuar me shkakun e mungesës së arsimit përkatës. Ky pretendim hidhet poshtë nga avokatja e viktimës. Sipas saj largimi nga puna i Brahimit nuk është i motivuar dhe ndërkohë, ai kishte arritur të merrte 5 kualifikime në këtë drejtim. I fundit i përket vitit 1995.

Një tjetër i shkarkuar nga puna kërcënon se do të vetëflijohet sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Festim Meta ish punonjës i bordit të kullimit në Lezhë deklaron se largimet e tyre janë tërësisht politike dhe se janë zëvendësuar me milantë partiakë dhe pa asnjë arsim.

Në hidrovarin e Tales janë zëvendësuar disa punonjës, prej të cilëve shkollimin më të mirë e ka një ish mësues, por edhe ai pa arsimin përkatës.

Tv Klan

 





Të ngjashme